Polonia nuk konsideron ta pezullojë përdorimin e vaksinave antiCOVID-19 “AstraZeneca”, pavarësisht se disa vende europiane kanë vendosur ta bëjnë një veprim të tillë, tha sot zëvendësministri polak i Shëndetësisë, Waldemar Kraska.

“Përfitimi nga marrja e vaksinës është pakrahasimisht më i madh se të ashtuquajturat simptoma të mundshme pas vaksinimit”, tha Kraska për radion publike.

“Tani për tani, ekspertët tanë nuk rekomandojnë ndalimin e vaksinimit me “AstraZeneca”, shtoi ai.

Përveç vaksinës “AstraZeneca”, Polonia po përdor vaksina nga “Moderna” dhe “Pfizer”.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i infektimeve të reja COVID-19 arriti në 18 775 sot, kurse i viktimave 351.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb