Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis ka marrë këtë të martë dozën e tretë të vaksinës anti-COVID.

Mtistoatkis i ka bërë më pas thirrje qytetarëve që të bëjnë dozën përforcuese, duke kërkuar që të gjithë ato që nuk janë vaksinuar ta bëjnë këtë gjë.

“Le të dëgjojmë deri në fund shkencëtarët. Le të shohim të dhënat e vërteta. Le të nxitojmë të gjithë dhe të vaksinohemi në mënyrë që të rrisim më tej normat e vaksinimit në vendin tonë në tërësi. Sapo kam përfunduar dozën e tretë të vaksinës Covid-19, duke ndjekur udhëzimet e ekspertëve”, ka thënë ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb