COVID-19 vijon të përndjek Napoli edhe në Europa League. Fillimisht përballja me Genoa, ku pas atij takimi 14 lojtarë të ekipit kundërshtar rezultuan pozitiv, më pas dy lojtarë të Gattusos u infektuan, Zielinski dhe Elmas dhe në fund kaosi që solli sfida Juve-Napoli që i kushtoj humbje në tavolinë dhe minus një pikë në tabelën e klasifikimit. COVID-19 e shqetëson edhe përpara startit në Europa League ku kundërshtari i tyre i parë AZ Alkmaar ka në përbërje 9 lojtarë pozitiv.

Napoli Sassuolo Hysaj
Napoli Sassuolo Hysaj

Napoli ka frikë të zbres në fushë dhe kërkon shtyrjen e këtij takimi por rregullat e UEFA-s janë strikte në këtë pikë. E vetmja mënyrë për të shtyrë këtë takim është opsioni që Alkmaar të mos arrij të plotësoj numrin e lojtarëve për të zbritur në fushë, 13 të tillë. Në ndeshje ndërkombëtare nuk kanë efekt as ligjet lokale, Napoli nuk mund të refuzoj zhvillimin e këtij takimin, në të kundër rrezikon një dënim shembullor.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb