Covid-19 kthehet të shqetësojë Serie A dhe të shtojë ankthin në futbollin italiane, që prej muajsh dukej se ishte liruar nga virusi. Pas tre rasteve pozitive që u shfaqën javën e shkuar, Torino është në një situatë alarmante. Kjo konfirmohet edhe nga pezullimi i seancave stërvitore në klubin “granada”. Ky I fundit ka njoftuar vendimin me anë të një komunikate të shpërndarë në rrjetet sociale.

1403532
1403532

Në klub, por edhe autoritetet sanitare të Torinos i druhen infektimeve të tjera në skuadër. Për këtë, të gjithë futbollistët dhe staf teknik janë izoluar dhe do t;I nënshtrohet testeve me tampon. Gjithsesi, sipas mediave italiane, fakti që seancat stërvitore janë pezullur do të thotë se situata është alarmante. Aktualisht mes skuadrave të Serie A vetëm Torino është e prekur nga Covid-19, ndërsa në klubet e tjerë nuk ka asnjë lojtar pozitiv.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb