Belgjika i ka kërkuar Gjermanisë të pranojë pacientë me COVID-19 për të lehtësuar presionin për shkak të pandemisë mbi njësitë e saj të kujdesit intensiv, njoftoi sot agjencia belge e lajmeve Belga.

Belga citoi kreun e ndihmës mjekësore emergjente, Marcel Van der Auëera, duke thënë se “disa spitale nuk kanë më shtretër rezervë”.

Sipas shifrave zyrtare, Belgjika ka regjistruar gati 450 infeksione të reja për 100 000 banorë në dy javët e fundit.

Ndërsa ky numër është disi më i ulët se javët e mëparshme, numri i të vdekurve ka qenë ndërkohë duke u rritur, me një mesatare prej rreth 40 në ditë/ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb