Pas 50 viteve martesë, Giorgio nuk do ta ketë më Rozën në krah të tij. Pas përkeqësimit të kushteve shëndetësore, 74 vjeçarja, fotoja e të cilës së bashku me bashkëshortin u bë protagoniste e pandemisë së Covid-19 në Itali, ndërroi jetë nga virusi vdekjeprurës.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ai përqafim i ëmbël në repartin e spitalit në Cremona, Itali, ku të dy ishin të shtruar për shkak të Covid-19, ishte bërë një mesazh i fuqishëm shprese dhe dashurie. ‘Ajo foto ishte një dhuratë për mamin dhe babin’, ka deklaruar djali i çiftit.

Në ditët e fundit Giorgio po priste me padurim në shtëpi që ajo të kthehej, duke kërkuar lajme për të çdo mbrëmje. Flinte keq i ndarë nga bashkëshortja me të cilën kishte kaluar një jetë dhe të cilën nuk do e ketë më.
h2>(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb