Presidenti francez, Emmanuel Macron u bëri thirrje anglezëve  të ndërpresin bllokimin e eksporteve të vaksinave dhe të përbërësve të nevojshëm t’i prodhuar, gjë që do të mundësonte riforcimin e solidaritetit vaksinal global.

“Që vaksina të qarkullojë, nuk duhet të bllokojmë përbërësit dhe vaksinat”, deklaroi ai pas mbërritjen në samitin europian në Porto.

“Megjithatë, sot anglezët bllokojnë shumë përbërës dhe vaksina. Sot, 100% e vaksinave të prodhuara në SHBA shkojnë në tregun amerikan”, konfirmoi ai.

Ai nënvizoi se nga 110 milionë dozat e prodhuara në Europë, BE kishte eksportuar 45 milionë dhe mbajtur 65 milionë.

“Ne jemi më bujarët në botë sot në kampin e vendeve të zhvilluara”, nënvizoi ai.

Presidenti francez përsëriti se ishte i hapur për idenë e heqjes së pronës intelektuale mbi vaksinat antiCOVID-19, mbështetur nga presidenti amerikan, Joe Biden.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb