Mali i Zi do ta shtyjë rifillimin e vitit shkollor me një muaj, deri më 1 tetor, për shkak të shqetësimeve në lidhje me COVID-19, njoftoi sot qeveria.

“Fillimi i shkollës në situatën aktuale epidemiologjike do të ishte rrezik për shëndetin e fëmijëve”, tha Ministra e Arsimit.

“Vendimi prek kopshtet dhe shkollat dhe është vepruar me rekomandimin e ekspertëve të shëndetit”, shtoi ajo.

Mali i Zi, me 620 000 banorë, raportoi 50 raste të reja infektimi të hënën.

Shkalla e infeksionit 14-ditor aktualisht qëndron në 126 për 100 000 banorë, pesë herë më shumë krahasuar me 25 për 100 000 për një vend të sigurt.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb