Situata e COVID-19 në Shqipëri vijon të jetë ende kritike. Numri i të infektuarve ka qenë me numra katër shifrorë thuajse çdo ditë, ndërsa personat që nuk kanë humbur betejën me virusin janë me dhjetëra.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ditën e djeshme (datë: 25.02.2021) e vlerësuan gjendjen të qëndrueshme dhe vendosën që masat nuk do të ndryshojnë. Pra ora policore nis në orën 20:00 dhe përfundon në 06:00.

Sakaq, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, duke iu referuar situatës kritike, ka apeluar qytetarët që të bëjnë kujdes, të mos e ulin vigjilencën në mënyrë që të këpusim zinxhirin e infektimeve.

Postimi i plotë i ministres:

T’i bashkohemi sakrificës së ekipeve mjekësore që janë në vijën e parë të frontit, në betejën e përditshme me virusin e rrezikshëm, për të shpëtuar jetë.
Me bashkëpunim e solidaritet, duke mos e ulur për asnjë moment vigjilencën, të këpusim zinxhirin e infektimeve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb