Maroku ka vendosur të zgjedhë një heqje progresive të masave të izolimit, i vendosur nga mesi i marsit, ndërkohë që mban kufizimet e rrepta në qytetet e mëdha.

“Gjendja e emergjencës shëndetësore është zgjatur me një muaj, deri më 10 korrik, në një vend tani të ndarë në dy zona të dallueshme duke patur parasysh boshllëqet shëndetësore midis rajoneve”, thuhet në deklaratën zyrtare të publikuar dje.

Me zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme, mbajtja e maskës mbetet e detyrueshme, tubimet të ndaluara, xhamitë, kinematë dhe teatrot të mbyllura, restorantet dhe kafenetë të kufizuara në vetëm porosi me vete.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb