Ashtu si pjesa më e madhe e Europës, edhe Franca vijon luftën kundër Covid-19. Futbolli në vend është paralizuar totalisht, situatë nga e cila ka përfituar Neymar. Ylli brazilian ka vendosur që karantinën të mos e kaloj në Francë por në vendlindjen e tij. Menjëherë pasi i siguroj PSG një biletë për në çerekfinalet e Champions League, Neymar ka fluturuar drejt Brazilit duke shkëputur çdo kontakt me drejtuesit e klubit.

Neymar Psg Paris Saint Germain 2019 20 1i4yntm2xq4le1ode98qtpkbiy
Neymar Psg Paris Saint Germain 2019 20 1i4yntm2xq4le1ode98qtpkbiy

Prej disa kohësh, Leonardo, drejtori sportiv, është përpjekur të ul Neymar në një tavolinë duke i ofruar rinovimin e kontratës, aktualja i skadon në 2022. Braziliani ka që në tetor që shmang negociatat për rinovimin e kontratës, fillimisht kërkon garanci në Champions, trofe që është primar për të pasi dëshiron të fitoj “Topin e Artë”. Në këtë periudhë, ku të paktë janë ata që e kanë mendjen tek futbolli, është thuajse e pamundur të kapësh Neymar, karantina për të në Brazil është si një dhuratë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: