Nuk ka paqe për Milan. Covid-19 vazhdon të persekutojë skuadrën kuqezi, që një ditë përpara transfertën kundër Kaljarit humbet edhe dy titullarë të tjerë. Hakan Calhanoglu dhe Theo Hernandez kanë rezultuar pozitivë në testet rutinë, ndërsa menjëherë janë izoluar dhe do të mungojnë në sfidat e ardhshme.

Giant Group Hug
Giant Group Hug

Lajmi është bërë i ditur nga klubi milanist, që nënvizon se “të gjithë futbollistët e tjerë dhe stafi teknik kanë dalë negativë në testin e fundit molekular”. Aktualisht katër lojtarë të Milanit janë pozitivë me Covid-19, pasi përveç dy rasteve të fundit edhe Rebic e Krunic nuk janë negativizuar ende.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: