COVID-19 rikthehet sërish në futbollin shqiptarë, këtë herë duke prekur ekipin e Kukësit. Pas trajnerit Skënder Gega, klubi verilindorë ka njoftuar se edhe dy lojtarë janë prekur nga coronavirus, së bashku me zëdhënësin për shtyp. Godberg Barry Cooper dhe Mehdi Hetemaj kanë rezultuar pozitiv pas testit që iu nënshtruan. Prej ditësh, futbollistët dhe zyrtari kanë shfaqur simptoma dhe janë vetëizoluar në shtëpi duke shmangur kontaktet me pjesën tjetër të skuadrës teksa në tamponët e kryer, kanë rezultuar të prekur nga COVID19, lexohet ndër të tjera në postimin e klubit.

Kukesi
Kukesi

KOMUNIKATË E KLUBIT!
Futboll Klub Kukësi njofton se dy futbollistët Godberg Barry Cooper e Mehdi Hetemaj dhe zëdhënësi Erjon Allaraj kanë rezultuar pozitiv me Covid 19.
Prej ditësh, futbollistët dhe zyrtari kanë shfaqur simptoma dhe janë vetëizoluar në shtëpi duke shmangur kontaktet me pjesën tjetër të skuadrës teksa në tamponët e kryer, kanë rezultuar të prekur nga COVID19.
Futbolli Klub Kukësi iu uron shërim të shpejtë dhe iu bën thirrje të gjithëve të respektojnë protok… Shiko më shumë

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb