Numri i vdekjeve nga pandemia koronavirus në Spanjë u rrit në 5,690 të shtunën, me 832 vdekje të raportuara në 24 orët e kaluara, sipas ministrisë së shëndetësisë.

Ky njoftim erdhi teksa numri i personave të infektuar me Covid-19 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës arriti në më shumë se 104,000, sipas raportit të Universitetit Johns Hopkins, me numrin e vdekjeve që tejkaluan shifrën 1,700.

Ndërkohë, Italia njoftoi 919 vdekje të reja nga koronavirusi, numri më i madh i viktimave të koronavirusit të raportuara në një vend brenda hapësirës 24 orëshe që nga shpërthimi i virusit në fund të vitit të kaluar. Numri i përgjithshëm i njerëzve që kanë vdekur si rezultat i COVID-19 në Itali tani është 9,134.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb