Numri i të prekurve nga koronavirusi i ri (COVID-19) në mbarë botën ka shkuar në mbi 77 milionë.

Gjithsej 77 001 365 raste me virusin janë regjistruar deri më tani në mbarë botën, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në SHBA, me gjithsej 18 171 677 raste.

Pas SHBA-së radhiten India me 10 056 162 raste, Brazili me 7 213 155, Rusia 2 848 377, Franca 2 473 354, Britania e Madhe 2 040 147, Turqia 2 024 601, Italia 1 953 185, Spanja 1 817 448, Argjentina 1 537 169, Gjermania 1 507 258, Kolumbia 1 496 062, Meksika 1 313 675, Polonia 1 202 700 dhe Irani me 1 158 384 raste.

Pas shfaqjes për herë të parë në Wuhan të Kinës, në dhjetor të vitit të kaluar, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, ndërsa deri më tani jetën kanë humbur mbi 1,69 milionë njerëz, kurse mbi 53,9 milionë janë shëruar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb