Në një kohë kur thuajse të gjithë vendet e botës po përballen me pandeminë e koronavirusit, ambasada Amerikane vjen me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët e saj që jetojnë në Shqipëri.

Përmes një mesazhi në faqen zyrtare, ambasada bën me dije se po punon fort për të gjetur një mundësi udhëtimi që shtetasit e saj të ikin në SHBA.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara po punon fort për të gjetur mundësi udhëtimi për qytetarët amerikanë që duan të largohen nga Shqipëria. Ju lutemi vini re se mundësitë e udhëtimit janë jashtëzakonisht të paparashikueshme në këtë kohë dhe mund të bëhen të disponueshme, të ndryshojnë apo të anulohen në moment në fundit ose pa asnjë njoftim. Nëse jeni qytetar amerikan dhe doni të largoheni nga Shqipëria, dërgoni një email në [email protected]. Për më shumë informacion, ju lutemi të klikoni këtu: https://bit.ly/2UMFYeD”, thuhet në mesazhin e ambasadës
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb