Autoriteti shëndetësor i Meksikës, Cofepris, miratoi hedhjen në treg të vaksinës së zhvilluar nga laboratorët amerikan Pfizer dhe gjerman BioNTech kundër koronavirusit, theksoi sot nënsekretari i Shëndetësisë, Hugo Lopez-Gatell.

 

“Meksika është vendi i katërt, agjencia rregullatore e shëndetit të të cilës, Cofepris, i ka dhënë dritën jeshile vaksinës së Pfizer-BioNTech kundër koronavirusit”, theksoi Lopez-Gatell në një konferencë shtypi.

Britania e Madhe, Bahreini dhe Kanadaja tashmë e kishin aprovuar këtë vaksinë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb