GJERMANI

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kthyer mbrapsht një vendim mbi masat më të rrepta të koronavirusit gjatë Pashkëve, pas kritikave të shumta, thanë pjesëmarrësit në një takim të udhëheqësve federalë dhe shtetërorë.

Me një deklaratë para mediave kancelarja Merkel tërhoqi të mërkurën vendimin që parashikonte një superlockdown në ditët e pashkëve. Vendimi për qetësinë e pashkëve ishte “gabim” dhe tërhiqet. “Gabimi është vetëm e tërësisht gabimi im”, tha Merkel dhe u kërkoi gjermanëve të falur. Ky vendim solli shumë pasiguri të tjera, tha Merkel. Qëllimi ishte i mirë, tha ajo, por nuk u mendua mirë, sepse mbetën ende shumë pyetje të hapura. Merkel tha, se po bëjmë gjithçka që sistemi ynë shëndetësor të përballojë rëndesën e madhe për shkak të pandemisë. Merkel të mërkurën del para Bundestagut për t’i përgjigjur pyetjeve të deputetëve për vendimet e fundit kundër pandemisë.

Në fillim të javës në takimin e kryeministrave të landeve me kancelaren Merkel u vendos që për shkak të tendendës së rritjes së madhe të infektimeve, lehtësimet e bëra në dy javët e fundit të tërhiqen. Përveç kësaj gjatë ditëve të pashkëve u vendos e ashtuquajtura “qetësia e pashkëve”, një lloj superlockdowni. Nga e enjtja e ardhshme (01.04) deri të hënën e pashkëve (05.04) do të mbyllej jeta publike, vetëm të shtunën e ardhshme do të hapeshin për pak orë supermarketet. Pas reagimeve të shumta të ashpra, Merkel thirri të mërkurën një konferencë të shpejtë me kryeministrat e landeve, ku tha se e merr përgjegjësinë, dhe e tërhoqi vendimin. Puna që investohet për këtë dhe ajo që përfitohet nuk janë në proporcion, tha ajo. Kryeministrat e landeve, sipas deklarimeve, shprehën respekt për kancelaren dhe theksuan përgjegjësinë e përbashkët. Kryeministri bavarez, Markus Söder, tha “se kam respekt për deklaratën e Merkelit.” Kurse kryeministri i landit Renani-Veriore Vestfali. Armin Laschet (CDU) tha se është më mirë, kur gjërat problematike tërhiqen.

Gjermania, e përballur me një rritje eksponenciale të Covid-19 dhe një varianti të ri shumë më vdekjeprurës, do të ishte në një bllokim të shtuar gjatë fundjavës së Pashkëve.

”Gjermania ka zgjatur lockdown deri më 18 prill për të përmbajtur një valë të re infeksionesh”, deklaroi dje kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë takimit me udhëheqësit e landeve ku u ra dakord mbi masat për menaxhimin e pandemisë.

Masat e bllokimit u lehtësuan në fillim të marsit, duke u dhënë gjermanëve shpresë se një rihapje edhe më e gjerë e jetës publike mund të arrihej pas muajsh mbylljesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb