Ne duhet të dalim nga kriza e COVID-19 në mënyrë të qëndrueshme, tha sot kancelarja gjermane Angela Merkel në një fjalim në konferencën vjetore mbi Zhvillimin e Qëndrueshëm.

“Ne jetojmë në botë në kurriz të brezave më të rinj dhe të ardhshëm”, kujtoi Merkel.

“Ne duhet të bëjmë çdo përpjekje për të përdorur rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale në postpandemi për ta bërë mënyrën tonë të të jetuarit, të të bërit biznes dhe të punës më inovative, më dixhitale, më elastike, më të respektueshme për klimën dhe, në përgjithësi, më të qëndrueshme”.

“Për këtë, ne duhet të kemi guximin për të kryer një transformim të vërtetë”, shtoi ajo.

Kancelarja theksoi se për të arritur këtë qëndrueshmëri nevojiten jo vetëm masa afatshkurtra që synojnë rimëkëmbjen, por edhe investime afatgjata, duke iu referuar paketës për masat klimatike që deri më tani ka parashikuar një investim prej 80 miliardë eurosh.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb