Mes 6 personave të infektuar nga COVID-19 në Gjakovë, janë pjesë e stafit shëndetësor të Spitalit Rajonal. Mediat kosovare raportojnë se bëhet fjalë për një mjek dhe dy infermierë, njëra prej të cilave punonte në repartin e hemodializës.

Drejtori i Spitalit “Isa Grezda”, Hilmi Shala pohoi se është dezinfektuar hapësira ku ka punuar infermierja. Ndërkohë, 17 pjesëtarë të stafit të këtij spitali, pasi i janë nënshtruar analizave, kanë rezultuar negativë në testin për COVID-19.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi gjatë natës së një tjetër rast me COVID-19 u konfirmua, duke e ccur në 91 numrin e të prekurve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: