Ditët e fundit është vënë re një shtim i numrit të rasteve të të prekurve me Covid-19 në qarkun e Beratit. 33 ishin rastet e raportuara “pozitive”, ku 24 raste infektimesh janë vetëm në qytetin e Beratit, 5 në Skrapar, 2 në Poliçan dhe 2 raste në Urë-Vajgurore.

Edhe pse shkollat 9-vjeçare dhe të mesme janë mbyllur prej disa ditësh, mes rasteve të të infektuarve raportohen mësues e nxënës të prekur me koronavirus. Një mësues në shkollën 9-vjeçare “Mehmet Ali Vrioni në Berat, një mësues në shkollën 9-vjeçare të fshatit Hinkë, një mësues dhe një nxënës në shkollën e mesme “Muhamet Janina” në Urë-Vajgurore dhe një mësues në shkollën 9-vjeçare të fshati Kostren në Urë-Vajgurore janë konfirmuar “pozitiv” me Covid-19.

Infektimet kanë vijuar edhe në institucione vendore, ku raportohen të infektuar me SarsCov-2 një ekonomiste në degën e thesarit në Berat dhe një mjek veteriner. 26 rastet e tjera të të infektuarve raportohen të jenë: 18 pensionistë dhe 8 të papunë, ndërkohë që numri i rasteve aktive në rang qarku ka shkuar në 784.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: