Ministria e Shëndetësisë, ka publikuar të dhënat e reja të ecurisë së COVID-19 në vendin tonë.

Në njoftimin zyrtar thuhet, se gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar si të infektuar 40 qytetarë.

Nga krahu tjetër, për fat të mirë, nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi. Ministria e Shëndetësisë njofton se aktualisht janë 421 raste akive në të gjithë vendin.

Ndërsa në spitalin COVID-1, ndodhen të shtruar 24 qytetarë. Sa i përket të shëruarve, ato janë 21, duke e dërguar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 130,243 persona.

Njoftimi i MSH:

Sot ka nisur muajini hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa në parë, për të mbrojtur veten dhe njerëzit e afërt dhe për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm.
Vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse dyshoni se jeni i prekur nga Covid19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:
Janë kryer 2568 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 40 qytetarë, në këto bashki: 12 raste në Tiranë, nga 5 raste në Elbasan, Lezhë, nga 3 raste në Shkodër, Vlorë, nga 2 raste në Fier, Dimal, Patos, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Kavajë, Gjirokastër, Peqin, Kuçovë.

Aktualisht janë 421 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 24 pacientë.
Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.
Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,243 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (1 Gusht 2021)
Raste të reja ditore 40

Të shëruar në 24 orë 21

Të shtruar në spitale 24

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 2568

Testime totale 902,914

Raste pozitive 133,121

Raste të shëruara 130,243

Raste Aktive 421

Humbje jete 2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 152

Elbasan 58

Lezhë 36

Shkodër 34

Kukës 32

Vlorë 32

Fier 25

Berat 21

Korçë 15

Durrës 10

Gjirokastër 6

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb