Përmes rrjetit të saj social facebook, Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Besa Shahini ka përcjellë disa krijime interesante të nxënësve e mësuesve të realizuara gjatë kësaj periudhe të pazakontë kur edhe mësimi po zhvillohet në kushtet e shtëpisë.

“Mësojmë online, bëjmë detyrat, por edhe argëtohemi. Disa nga qindra krijimet e nxënësve që na kanë sjellë prindërit dhe mësuesit gjatë këtyre ditëve. #mësojmëngashtëpia”, shkruan Znj. Shahini ndërsa tek ky albumi i postuar prej saj bien në sy plot mesazhe sensibilizuese që lidhen drejtëpërdrejtë me situatën që po kalon vendi ynë dhe mbarë globi.

https://www.facebook.com/1980444878879282/posts/2543868399203591/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb