ITALI

Një mjek në Itali pa hequr ende bluzën e bardhë të punës gjatë një pushimi ulet në piano në hollin e spitalit dhe luan disa pjesë të grupit të njohur britanik, Queen.

Christian Mongiardi, i cili punon në repartin e COVID-19 në Varese kishte zbritur për të ngrënë një sandic por bari ishte mbyllur. Për këtë arsye mjeku i ri vendosë të kënaqë pacientët, mjekët dhe infermirët e spitalit më një rpertor të “Queen”.

Kur videoja u përhap në rrjetet sociale Christian Mongiardi ishte kundër, por shefi i repartit, Francesco Dental i tha që ishte një gjë shumë e bukur ajo që ai bënte. Muzika në spital do t’i ngrinte të gjithëve moralin dhe i jepte kurajo spitalit dhe atyre që kanë njerëz të shtuar atje.

Në videon e meposhtme shohim qe mjeku i ri luan ne piano nje nga hitet më të bukura te grupit të njohur britanik,”Don’t stop me now” por që në kete rast ka kuptimin ‘Don’t stop we now’ dhe ka një mesazh brenda ‘Të mos ndalojmë’.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb