Kompania amerikane e bioteknologjisë “Moderna” do të paraqesë në fillim të qershorit një kërkesë për autorizimin e marketingut në BE për vaksinën e saj antiCovid-19 për moshat 12-17 vjeç, njoftoi kreu i saj, Stéphane Bancel.

“Duke marrë parasysh që, deri në verë, të gjithë të rriturit që dëshirojnë të vaksinohen do të kenë marrë një dozë të parë, atëherë do të jetë e nevojshme shumë shpejt për të synuar adoleshentë nga 12 deri në 17 vjeç”, vlerësoi Bancel.

“Ideali do të ishte mbrojtja e tyre para fundit të gushtit. Nëse nuk vaksinojmë masivisht, rreziku i një vale të katërt nuk mund të përjashtohet”, shpjegoi ai.

Sot, vetëm vaksina nga Pfizer/BioNTech është e autorizuar për 16-18-vjeçarët në Europë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb