Australia nuk e ka urgjente për të hapur kufijtë ndërkombëtarë dhe për të venë në rrezik rezultatet pozitive të arritura në luftën kundër koronavirusit, deklaroi kryeministri, Scott Morrison në një intervistë televizive.

Me të paktën 30 000 raste me COVID-19 dhe 910 viktima, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, Australia është një prej vendeve që ka arritur të menaxhojë më mirë pandeminë, kryesisht në sajë të mbylljes të menjëhershme dhe afatgjatë të kufijve.

“Ne nuk kemi asnjë nxitim për të rihapur këto kufij, ju siguroj. Nuk do të rrezikoj mënyrën e të jetuarit në këtë vend që është kaq i ndryshëm nga pjesa tjetër e botës sot”, deklaroi Morrison duke shpjeguar se prioritet do të jetë udhëtimi brenda dhe jashtë Australisë për australianët e vaksinuar, më pas hapja për turistët në fund të 2021.

Që prej nesër, do të jetë e mundur lëvizja e lirë në Zalandën e Re, vend i klasifikuar si zonë e gjelbër/ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb