Deputeti Tritan Shehu ka reaguar në lidhje me vendimin e Shqipërisë për të mos marrë masa ndaluese ndaj udhëtarëve të cilët vijnë nga Kina, një shtet ku ka pasur një shpërthim të frikshëm të rasteve me Covid-19.

Në një postim në Facebook, Shehu tha se vendimi i sotëm nga “Komiteti i ekspertëve” është një vendim politik, aq më tepër në një kohë që vende të tilla si SHBA, Italia apo Kina kanë marrë masa.

Postimi i plotë:
Pa pergjegjeshmeria epidemiologjike shoqeron heqjen e rregjimit te vizave ndaj Kines!
Heqja e atij rregjimi vizash eshte jo vetem i rrezikshem politikisht per vendin, por dhe i implementuar ne kohen kur rreziku epidemiologjik nga Kina po rritet shume!
Ne kete linje sot „Komiteti i eksperteve“ mori nje vendim te ngjashem politik, jo mjekesor.
I ashtuquajturi „Komitet i eksperteve“, vendosi per te mos vendosur kufizime ndaj qytetareve kineze, te arritur ne Shqiperi.
Dhe kjo ne kohen qe Kina po ballafaqohet me nje situate te rrezikeshme e ne perkeqesim epidemiologjike COVID, jo shume te qarte, ne dimensionet e shkaqet.
Flitet edhe per mutacione shtamesh, me virulence e perhapje te larte.
Ne nje kohe kjo kur vende si ShBA, Italia, Japonia etj vendosin rregjimin e testit negativ ne hyrje per te ardhurit nga Kina.
Ndersa Komiteti i yne refuzon ta beje kete, duke e argumentuar edhe me deklarimin se “Britania e Madhe nuk ka vendosur nje kufizim te tille”!
Ok, por gjera jane ndryshe….
Pikerisht sot, Qeveria e Britanise se Madhe e vendosi domosdoshmerine e testit negativ Covid per te ardhurit nga Kina.
Ndersa Komiteti shqiptar kerkon te bazohet vetem te vaksinimi i tyre.
Por edhe kjo pa percaktuar se per cfare lloj vaksinash behet fjale….
Ato kinezet, qe u perdoren spekullativisht edhe ne vendin tone te pa certifikuara nga EMA, po konsiderohen si nje nga shkaqet e rishperthimit te epidemise ne Kine.
Sepse efekti i tyre gjykohet shume i ulet, pra popullesia nuk eshte imunizuar.
Per kujtese, edhe ne fillim te 2020 kur ne dhame alarmin e rrezikut iminent COVID, po ky “Komitet” nuk merte asnje vendim deri sa plasi…
Perfundimi mbi 20000 humbje jete nga te cilet 50 mjeke, me nje dem financiar nga xhepat e qytetareve prej reth 190 M E.
Ndersa keto dite si per ironi jo vetem nuk merren masat duhura, por hiqen edhe vizat per kinezet.
Kaq i forte eshte afiniteti i Rames per Kinezet e Lindjen…
Apo kaq determinues eshte per Ramen “shembulli” i Vucicit nga Serbia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb