Biznesmeni italian, Flavio Briatore, tha të martën se ai kishte pasur sëmundje më të këqija, pasi u rikuperua nga COVID-19.

Sipas ANSA, përcjell Telegrafi, biznesmeni 70-vjeçar, një ish-shef i F1 dhe pronar i klubit të natës ‘Billlionaire’ në Sardenjë, pati një trajtim në Spitalin San Raffaele të Milanos me sëmundjen muajin e kaluar.

Po sipas të njëjtit medium, ai ishte një kritik i zëshëm i kufizimeve të lidhura me coronavirusin para se ta kontraktonte atë.

“Nuk dua ta heq sëmundjen, por vitin e kaluar isha shumë i sëmurë. Kam pasur pneumoni”, tha ai në një video të postuar në Instagram.

“Edhe atë kohë më morën në San Raffaele dhe isha vërtet keq”.

“Nuk ishte absolutisht e krahasueshme me 24 ditët e fundit. Isha tre ose katër ditë në spital dhe më pas u mjekova në shtëpinë e (politikanes së djathtë) Daniela Santanchè”.

“Unë mendoj se është detyra ime të flas për përvojën time sepse kam kuptuar që COVID mund të mposhtet dhe histeria kolektive psikologjike nuk duhet të ushqehet”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb