Në momentin më të mirë, pas dopietës kundër Cagliari, Covid-19 ndal Oliver Giroud. Për trajnerin Stefano Pioli do të thotë një dhimbje kokë më shumë pasi sulmuesi francez nuk do të jetë në dispozicion për sfidën kundër Lazio, në program më 12 shtator. Në këto kushte, Zlatan Ibrahimovic mbetet një opsion, me gjigandin suedez që është rikthyer të stërvitet rregullisht por Ibra nuk i ka ende 90 minuta të plota në këmbë.

240947032 3230346533866046 7068820591671221307 N
240947032 3230346533866046 7068820591671221307 N

Pioli gjithashtu nuk dëshiron të rrezikojë pasi kërkon që Ibrën ta ketë në kushte perfekte për sfidën e parë në Champions League, atë kundër Liverpool. Në këto kushte i mbetet të zgjedh një ndërmjet Leo ose Rebic për ta vendosur në majën e sulmit për sfidën kundër Lazio.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb