Ish-prefekti i Vlorës, Eduart Velçani, ka ndërruar jetë si pasojë e COVID-19, pasi ishte intubuar ditën e premte.

Velçani e ushtroi detyrën e prefektit për 4 vite, nga 2009 në 2013. Jurist në profesion, ai ishte anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike në qytetin bregdetar.

Veçani ishte shtruar prej disa ditësh në Tiranë, për t’u kuruar.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për “Balkanweb” se ish-prefekti Veçani, me profesion avokat, ka shërbyer si prefekt për disa vite në Vlorë dhe në fund të mandatit të Partisë Demokratike, kur kjo e fundit ishte në qeveri.

Ish-prefekti ishte 61 vjeç. Eduard Veçani është emëruar prefekt i Vlorës në nëntor të vitit 2010 deri në tetor 2013. Veçani njëherësh ishte qytetar i angazhuar, duke ngritur zërin për problematika të ndryshme në qytet.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb