Agjencia e Tregtisë dhe Zhvillimit e OKB-së (UNCTAD), përmes një studimi të kryer me rreth 3 700 konsumatorë në nëntë ekonomi tregtare, vlerëson se pandemia e koronavirusit të ri (COVID-19) ka ndryshuar përgjithmonë shprehinë e blerjes në internet.

Studimi i titulluar “COVID-19 dhe tregtia elektronike, shqyrtoi se si koronavirusi i ri ka ndryshuar mënyrën se si konsumatorët përdorin tregtinë elektronike dhe zgjidhjet digjitale.

Studimi është kryer me konsumatorë nga Brazili, Kina, Gjermania, Italia, Rusia, Afrika e Jugut, Koreja e Jugut, Zvicra dhe Turqia.

“Pandemia COVID-19 ka përshpejtuar zhvendosjen drejt një bote më digjitale. Ndryshimet që ne bëjmë tani do të kenë efekte të qëndrueshme, përderisa ekonomia botërore po fillon të rimëkëmbet”, theksoi sekretari i Përgjithshëm i UNCTAD, Mukhisa Kituyi.

Studimi u krye nga UNCTAD dhe Shoqata “Suisse eCommerce Netcomm”, në bashkëpunim me Qendrën e Informacionit të Rrjetit Brazilian (NIC.br) dhe Inveon.

Sipas të dhënave, është shënuar rritje e rëndësishme e blerjeve në internet në shumicën e kategorive të produkteve.

Rritja në blerjet në internet gjatë COVID-19 ndryshon midis vendeve, me rritjen më të fuqishme të shënuar në Kinë dhe Turqi dhe më të dobëtat në Zvicër dhe Gjermani, ku shumë njerëz tashmë ishin të përfshirë në tregtinë elektronike.

Sipas studimit, platformat më të përdorura të komunikimit janë WhatsApp, Instagram dhe Facebook Messenger, të gjitha në pronësi të Facebook.

Megjithatë, Zoom dhe Microsoft Teams kanë përfituar më së shumti nga rritja e kërkesës së aplikacioneve për video-thirrje në vendet e punës.

Studimi tregoi se në Kinë, platformat kryesore të komunikimit janë WeChat, DingTalk dhe Tencent Conference.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb