Aeroporti i Brukselit do të prezantojë laboratorë të lëvizshëm për testet e koronavirusit për udhëtarët në fillim të shtatorit.

Pasagjerët që kthehen nga një zonë e kuqe – vende ose rajone që Belgjika mendon se mbajnë një rrezik të lartë për infeksione koronavirus – do të jenë në gjendje të testohen në aeroport.

“Atje pasagjerët që kthehen nga një zonë e kuqe mund të testohen menjëherë pas mbërritjes”, tha Arnaud Feist, shefi i Aeroportit të Brukselit.

Testi për mbërritjen e pasagjerëve që duhet të testohen do të kushtojë rreth 47 euro (56 dollarë).

Aeroporti ”Charleroi”, aeroporti i dytë i Brukselit që punon kryesisht me kompanitë ajrore ”Ryanair” dhe ”Wizzair”, nuk ka shpallur masa të ngjashme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb