39 është numri i rasteve të infektimeve në qarkun e Beratit në 24-orët e fundit, ndërkohë që shpërndarja e rasteve sipas qyteteve është: 12 raste në Berat, 19 raste në Kuçovë, 5 raste në Urë-Vajgurore, 2 raste në Skrapar dhe 1 rast në Poliçan.

Edhe pse rastet me Covid-19 kanë pasur një tendencë në ulje gjatë kësaj fundjave, ajo që vihet re dhe që është shqetësuese është fakti se 70% e të prekurve janë moshat e reja, nga 20-25 vjeç. Sipas mjekëve, të prekurit e këtyre moshave nuk kanë shfaqur komplikacione dhe pjesa më e madhe e tyre janë asimtomatikë por fakti që këto mosha frekuentojnë më shumë se gjithkush tjetër baret dhe restorantet i shndërron ata në një rrezik serioz për përhapjen e virusit tek të tjerët.

Mes të prekurve të ditës së sotme regjistrohen edhe infermierë, punonjës të institucioneve vendore dhe disa punonjëse fasonerish. 2 infermiere në fshatrat Konisbaltë e Drenovicë në Urë-Vajgurore, 2 punonjës të OSHEE -së në Skrapar,2 punonjëse në zyrat e drejtorisë arsimore në bashkinë Kuçovë dhe 3 punonjëse në një fasoneri në qytetin e Kuçovës janë konfirmuar sot “pozitivë” me SarsCov-2.

Mes rasteve të të prekurve me Covid-19 të 24-orëve të fundit konfirmohen edhe 9 pensionistë të moshave 66-79 vjeç, ndërkohë që numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka arritur në 977.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb