57 është numri total i rasteve të infektimeve me COVID-19 në qarkun e Beratit në 24 orët e fundit, ndërkohë që shpërndarja e rasteve sipas qyteteve është: 36 raste në Berat, 17 raste në Kuçovë, 1 rast në Urë-Vajgurore, 1 raste në Skrapar dhe 2 raste në Poliçan.

Edhe sot, mes të prekurve vihet re sërish një numër i lartë të të prekurve në mosha të reja. Mes rasteve të reja regjistrohen punonjës të Drejtorisë së Transportit, mësues, nxënës dhe edukatore. 4 punonjës të Drejtorisë së Transportit në Berat janë konfirmuar “pozitiv” me Covid-19 dhe kjo ka bërë që sot të testohen 16 punonjësit e kësaj drejtorie.

1 mësuese dhe 3 nxënës në shkollën 9-vjeçare në fshatin Karkanjoz,1 mësuese në fshatin Mbrrakull në Poliçan,1 mësuese në gjimnazin “Muhamer Janina” në Urë-Vajgurore dhe 2 edukatore në fshatrat Guri i Bardhë e Cukalat, janë konfirmuar sot “pozitivë” me SarsCov-2. Mes rasteve të të prekurve me Covid-19 të 24-orëve të fundit konfirmohen edhe 12 pensionistë të moshave 66-79 vjeç, ndërkohë që numri i rasteve aktive në qarkun e Beratit ka shkuar në 679.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: