Me 4.4 milionë raste të raportuara gjatë javës së fundit, Organizata Botërore e Shëndetit tha të hënën se trajektorja e pandemisë së COVID-19, po rritet në mënyrë eksponenciale. Maria Van Kerkhove, udhëheqëse teknike e agjencisë për COVID-19, u shpreh se:

“Ne jemi në një pikë kritike të pandemisë. Kjo nuk është situata që duam të jemi në 16 muaj që nga shpërthimi i virusit. Është koha tani të tregojmë se të gjithë duhet të bëjnë një vlerësim dhe të bëjnë një kontroll të realitetit se çfarë duhet të bëjmë”. Vaksinat dhe vaksinimi nuk po kryhet në çdo cep të botës”, u shpreh Maria Van Kerkhove.

COVID-19 rastet u ngritën me 9 për qind në të gjithë globin javën e kaluar. Gjithashtu edhe vdekjet u rritën me 5 %, shkruan CNBC.
Muajin e kaluar, zyrtarët e OBSH-së paralajmëruan për një rritje të qëndrueshme të rasteve me COVID-19 dhe vdekjeve, duke u bërë thirrje njerëzve të zbatojnë masat ndërsa bota po hyn në një fazë kritike të pandemisë.

OBSH nxiti publikun dhe udhëheqësit botërorë të vazhdojnë të praktikojnë masat e sigurisë, duke përfshirë distancimin shoqëror, mbajtjen e maskave, larjen e duarve dhe shmangien e hapësirave të mbushura me njerëz.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb