Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1.605 raste të reja me virusin.

Nga krahu tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 10 qytetarë. Në njoftim thuhet më tej, se në të gjithë spitalet e territorit grek, ndodhen në intubim 176 qytetarë.

Autoritetet apelojnë qytetarët që të respektojnë masat e vendosura dhe të vaksinohen, si masat e vetme për të mbajtur larg virusin dhe e fituar betejën përfundimisht ndaj saj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb