GREQI

 

Ministria e Shëndetësisë në Greqi ka publikuar të dhënat e fundit e ecurisë së COVID-19 atje.

Në bilancin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, numri i personave të infektuar ishte 2.327.

Nga krahu tjetër, për fat të keq, 2 persona nuk e kanë fituar betejën me virusin. Ministria sqaron më tej, se në njësitë e kujdesit intensiv, në të gjitha spitalet e vendit, ndodhen aktualisht të shtruar 142 qytetarë.

Shtrimet në spitale janë mesatarisht 56 pacientë në çdo 24 orë dhe mosha mesatare e rasteve është 42 vjeç, ndërsa e viktimave 78, shkruajnë mediat greke.

Autoritetet apelojnë qytetarët që të respektojnë masat e vendosura, në mënyrë që të frenojnë më tej përhapjen e pandemisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb