Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi, (EODY), ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 1.176 të infektuar me COVID-19, ndërsa numri i vdekjeve ishte 30.

Sipas mediave greke, 4 prej të infektuarve janë identifikuar në pikat hyrëse në vend.

Gjithsej 406 pacientë janë në ventilator në të gjithë spitalet e vendit dhe mosha mesatare e tyre përllogaritet diku tek 68-vjeç.

Që prej fillimit të pandemisë, Greqia ka raportuar 6.534 fatalitete nga COVID-19, shkruajnë mediat helene.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb