Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi, EODY, konfirmoi se gjatë 24 orëve të fundit në vendin helen, janë infektuar 775 persona ndërsa 13 të tjerë fatkeqësisht nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin.

Numri i përgjithshëm i rasteve që prej fillimi të pandemisë ka shkuar në 174.659 raste, ndërsa aktualisht 313 pacientë ndodhen në intubim.

Fatmirësisht 1246 pacientë e kanë fituar betejën me sëmundjen dhe janë shënuar si të shëruar. Sakaq, që prej fillimit të pandemisë në Greqi kanë humbur jetën 6194.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb