Organizata Kombëtare e Shëndetit Publik në Greqi, EDOY, konfirmoi këtë të martë 2,353 raste të reja me Covid-19, ku krahasuar me dje, ka një rritje me 1,176 raste të reja.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i rasteve është 194,582. Në të njëjtën kohë, 422 pacientë trajtohen të intubuar në ICU, ndërkohë që nga fillimi i pandemisë, 1,364 pacientë janë larguar nga ICU.

Gjithashtu EODY konfirmoi sot edhe 23 vdekje të reja të regjistruara në 24 orët e fundit, ndërsa që nga fillimi i epidemisë janë regjistruar gjithsej 6,557 vdekje në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: