Greqia vazhdon të regjistrojë shifra të larta të infektimeve me Covid-19. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e  fundit janë regjistruar 6801 raste pozitive me virusin ndërsa, numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 815.068.

Ndërkohë numri i viktimave ka shënuar një ulje të lehtë me një ditë më parë ku janë 67 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me Covid-19  ndërsa që nga fillimi i epidemisë një total prej 16,560 vdekjeve janë regjistruar .

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb