Autoritetet greke të shëndetësisë kanë përditësuar bilancin e COVID-19 për 24 orët e fundit.

Në njoftimin zyrtar të Ministrisë së Shëndetësisë, thuhet se janë shënuar 406 persona të infektuar, ndërsa nga krahu tjetër, 16 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin.

Në terapitë e kujdesit intensive ndodhen aktualisht të shtruar 277 qytetarë. Nga rastet e konfirmuara në këto 24 orë, 213 janë regjistruar në Atikë, ndërsa 32 në Selanik.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb