Rëndohet situata në Greqi, me rritjen e të infektuarve kryesisht në zonat e kuqe, pavarësisht lockdown-iy të rreptë nga 6 nëntori, vetëm sot janë shënuar 2702 të infektuar, 431 në intubim, 40 të vdekur.

Ministri i Shëndetësisë së Greqisë, Vasilis Kikilias duke theksuar se tashmë Athina është zhytur në “të kuqen e thellë” ka paraqitur dhe një plan emergjent për përballimin e presionit të lartë të javëve të fundit, me dyfishimin e pavioneve të reanimacionit nga 168 në 348, për spitalet shtetërore Sismanoglio, Pamakaristos, Agia Varvara të vendosen ekskluzivisht për trajtimin e covid-19, pas bllokimit nga të infektuarit të dy spitaleve të mëdha “Evaggelismos” dhe “Sotiria”, si dhe trajtimin e pacientëve për çështje të tjera shëndetësore në spitale private, pa kosto ekstra, përveç sa mbulohen nga siguracioni shëndetësor.

Ashpërsohen nga 3 mars, ora 06.00, kushtet e lockdown në zonat e kuqe, që në Greqi kanë arritur në 19, ku përfshihen qendrat e mëdha urbane, si kryeqyteti i Athinës dhe Selaniku. Kështu, nga nesër, përveç qarkullimit vetëm me mesazh sms për 6 arsye të caktuara, këto shërbime nuk lejohet të kryhen mbi 2 km nga vendbanimi e deklaruar në mesazhin sms. Ndërsa, në kodin 6 të sms, për shëtitje me kafshët shtëpiake apo fiskulturë, nuk lejohet qarkullimi me automjete. Qeveria greke shpreson në një rihapje me kushte të tregut, pas 16 marsit, por ka paralajmëruar se edhe sivjet festat e mëdha të Ortodoksisë, si e Hëna e Pastër dhe Pashkët Ortodokse do të kryhen nën masa të rrepta kufizimesh

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: