Ministri i Shëndetësisë në Greqi, Vassilis Kikilias deklaroi se procesi i vaksinimit po ecën siç duhet.

Ai theksoi se deri më tani tani janë vaksinuar më shumë se 850 mijë qytetarë, ndërsa shpreson se në fund të kësaj sfide Greqia do të dalë e fituar.

“Ne përpiqemi sepse i respektojmë bashkëqytetarët tanë. Kështu do të bëjmë derisa të përfundojmë procesin e vaksinimit. Unë dua të them se ne kemi tejkaluar 850.000 vaksinime dhe nëse dikush llogarit dozën e parë, me 5.3% ne jemi vendi i tretë në Evropë.
Këto janë elementë të rëndësishëm për të kuptuar se sa përpjekje është bërë. E gjithë bota po bën një betejë të madhe, ka lodhje, por ka shpresë dhe shpresa është forca lëvizëse dhe ne do të kemi sukses
”, u shpreh Kikilias.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb