Një mutacion i dyfishtë i COVID-19 është zbuluar në Indi. BBC shkruan, se në 771 mostrat e mbledhura në qytetet indiane, është zbuluar një variant i ri i dyfishtë i koronavirusit.

Nga 10,787 mostrat që u morën në analizë, 736 prej tyre rezultuan pozitiv me variantin e Britanisë së Madhe dhe 34 me atë të Afrikës së Jugut dhe një me variantin brazilian.

India po njeh një shtim të rasteve me COVID-19 në vend, megjithatë autoritetet shëndetësore janë të mendimit se shtimi i rasteve, nuk ka të bëjë më prezencën e këtyre varianteve në vend. Një ditë më parë, në të gjithë Indinë u raportuan 47.266 raste të reja dhe 275 vdekje nga virusi.

“Mutacione të tilla, të dyfishta, shtyjnë imunitetin e popullsisë dhe rrisin ndjeshëm shkallën e infeksioneve”, tha një zyrtar i Ministrisë së Shëndetësisë në Indi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: