Në Itali janë regjistruar 143.898 raste të reja me Covid-19 në 24 orët e fundit në 1.051.288 tamponë të kryer (të enjten ka pasur 155.697 infeksione me 1.039.756 testime). Norma e pozitivitetit është 13.7%, nga 15% një ditë më parë. Vdekjet ishin 378, nga 389 që ishin dje. Numri i përgjithshëm i viktimave që nga fillimi i pandemisë është rritur në 145.537. 181.594 njerëz u shëruan.

Vazhdon rënia e shtrimeve në spital – Shtrimet me Covid-19 janë në rënie, me 1,630 persona në terapi intensive, 15 më pak se të enjten në balancën midis hyrjeve dhe daljeve. Në 24 orët e fundit ka pasur 126 hyrje të reja. Të shtruarit me simptoma në pavijonet e zakonshme janë 19796 ose 57 më pak se të enjten.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: