Në Itali janë 3725 raste të reja me koronavirus që kanë rezultuar nga 403 715 tamponë të kryer (ndërsa një ditë më parë ishte 3908 raste në 491 574 testime). Në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 24 vdekje të tjera (krahasuar me 39 të shtunën). Në terapi intensive janë shtruar 341 pacientë (+3), ndërsa janë shëruar 2940. Norma e pozitivitetit 0.9%.

341 pacientë janë shtruar në kujdes intensiv për Covid në Itali, 3 më shumë se të shtunën në bilancin midis hyrjeve dhe daljeve. Pranimet ditore, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë janë 18 (një ditë më parë ishin 20). Të shtruarit me simptoma në pavijonet e zakonshme janë 2473, krahasuar me ditën e djeshme 18 më shumë.

Në izolim shtëpiak janë 71.961 persona ndërsa pozitivët aktualisht në Itali janë 74.775. Rastet totale që nga fillimi i emergjencës janë 4,741,185. Rajoni që shënoi rritjen më të madhe ditore të pozitiveve të reja është Lazio (+459).

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: