Autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar të dhënat e fundit nga COVID-19 atje.

Në 24 orët e fundit përtej Adriatikut janë regjistruar 5.315 të infektuar, pra ka një ulje krahasuar me një ditë më parë, ku vendi regjistroi 6.157 infektime.

Nga krahu tjetër, për fat të keq, 49 persona nuk arritën të fitonin betejën me virusin.

Sa i përket të shëruarve ato janë 5.602, ndërsa shkalla e pozitivitetit është 2.04 %.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb