Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 6.404 persona të infektuar me COVID-19.

Nga ana tjetër, për fat të keq, 70 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm.
Norma e pozitivitetit qëndroi në 2.4%, nga 2% një ditë më parë.

Nga ana tjetër, në Itali janë 549 pacientë në terapi intensive, 29 më shumë se të dielën. Të shtruarit me simptoma në pavijonet e zakonshme janë 4507 ose162 më shumë se dje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb