Koronavirusi vazhdon të shkaktoj viktima dhe infektime të mëdha në Itali.

Në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me Covid 24.099 persona, kundrejt 200 000 tamponë të bërë.

Të premten janë regjistruar edhe 814 viktima nga virusi vdekjeprurës.

Ndër të tjera vazhdon të ketë një rënie të personave në terapi intensive (-30), ndërsa është rritur numri i të shëruarve dhe i atyre që kanë lënë spitalin (25,576).

Që nga fillimi i pandemisë numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus është 1.688.939, ndërsa numri i viktimave është gjithsej 58.852.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: